Rashçe, SHKUP, Maqedonia e Veriut
+389 70 674 230
info@kovaci-alb.com

VEKASLIDE 82

uPVC Dyer dhe Dritare

VEKASLIDE 82
Izolimi i shkëlqyer termik: Uf = 1.4 W / (m²K)
Profili i cilësisë së klasit A
Trashësia e instalimit të xhamit deri në 52 mm lejon përdorimin e xhamit trepalësh termoizolues, dhe në këtë mënyrë arrihet vlera optimale Ud = 0.8 W / (m² K)
Ndërprerja e dyfishtë e urës termike në prag, siguron izolimin më të lartë termik, si dhe pragu “pa barriera”, pothuajse nivel me dysheme (lartësi 50 mm)
Dizajn klasik me kontura elegante të rrumbullakosura
Mundësia e mbulimit të sipërfaqes me veshje alumini

Çfarë e bën dritaren VEKA me energji më efikase?

  • Bëni shtëpinë tuaj të veçantë: me sistemin e dyerve ngrit-rrëshqitës VEKASLIDE 82 ju do të keni një pamje XXL dhe plotësim të të gjithë kërkesave për rehati dhe izolim termik.
  • VEKASLIDE 82 mundëson që dhomat e ndriçuara ta bëjnë shtëpinë tuaj më të rehatshme, kurse është i lehtë në përdorim. Edhe kanatet me përmasa të mëdha mund të hapen lehtë me vetëm një dorezë.
  • Kështu, ky sistem është ideal për konstruktet e holla, me sipërfaqe shumë pak të dukshme dhe sipërfaqe të mëdha xhami, që lejon depërtim të madh të dritës.
  • Për shkak të pragut të rrafshtë, pa pengesa, dallimet me dyshemenë janë minimale, gjë që plotësisht eliminon pengesat kur kalohet përmbi pragun.
  • Falë profileve të larta izoluese dhe ndërprerjeve duo-termike, me VEKASLIDE 82 do të fitoni izolim të shkëlqyeshëm termik, veçanërisht në sipërfaqe të mëdha. Gjithashtu sipërfaqet e ftohta pranë dyerve rrëshqitëse do të jenë e kaluar. Kënaquni me rehatinë optimale të shtëpisë, funksionalitet të përsosur dhe izolim të shkëlqyer termik me VEKASLIDE 82.
  • VEKASLIDE sistem 82 i dyerve ngrit-rrëshqitëse, në sajë të gjeometrisë së profilit dhe xhamit izolues modern trepalësh, arrin rrezultate më të larta të izolimin termik, në nivelin aktual të konstruktimit të dritareve. Si rezultat i kësaj, tanimë nuk është e nevojshme përzgjedhja ndërmjet vlerës optimale të izolimit dhe sipërfaqve të mëdha xhami, sepse me vlera të shkëlqyera të kornizës UF prej 1.4 W / (m² K), stabilitetit, dhe cilësisë së lartë të instalimit të xhamit izolues, përfitohen vlerat më të mëdha izoluese.
  • Pragu inovativ si dhe përforcimet e kornizës, kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme të izolimit të shkëlqyer, sepse në sajë të ndërprerjes së dyfishtë të urës termike, sigurojë ndarjen e shkëlqyer të hapësirës jashtme dhe të brendshme, pa krijuar një “ura të ftohta”. Kjo teknikë e izolimit siguron që nxehtësia të mbetet në shtëpi.

Karakteristikat e profilit VEKA

Efiçienca e energjisëMbrojtja nga zhurmaDizajn dhe qëndrueshmëriForca dhe besueshmëria
Sisteme të qëndrueshme shumëdhomëshe me karakteristika të shkëlqyera izolimi.Izolimi i lartë i zërit siguron paqe dhe qetësi në shtëpinë Tuaj.PVC-ja me cilësi të lartë, rezistent ndaj ndikimeve mjedisore, sipërfaqe të lëmuar në ngjyrën dhe dezenin dëshiruar.Përdorimi i përforcimit të çelikut të veçantë siguron stabilitet të lartë strukturor.