Rashche. SKOPJE, N.Macedonia
+389 70 674 230
info@kovaci-alb.com

About

Kompani per prodhimin e Dyerve dhe Dritareve,

Our Analisys is Your RRETH  Kompanisë

Tradita dhe Eksperienca

Aktiviteti i “Kovaçi-Alb ” nis që në vitin 2000 në Zvicër,Pas disa vitesh të suksesshëm në montimin e xhamave, nisën dy veprimtari të reja. Startoi prodhimin e dyerve dhe dritareve plastike ( PVC ) dhe alumini.

 

 

 

Si referencë gjatë kësaj periudhe “Kovaçi-Alb” radhiti projekte të ndryshme, të lokalizuara në Zvicër siç ishin qendra tregtare, stadiume, qendra biznesi, shkolla, spitale, qendra rezidenciale e deri tek vilat individuale.

Ismajl KOVAÇI, Drejtor Gjeneral



Zgjërimi i tregut nga viti 2007

Gjatë kësaj kohe specialistët që punonin pranë kompanisë fituan më shumë përvojë dhe ekspertizë në këto projekte në një vend me standarde të larta si Zvicra. Pas kësaj përvoje të suksesshme në Zvicër dhe pas analizës së kujdesshme që i bëmë tregut shqiptar, vërejtëm se ky treg ka nevojë së tepërmi për profesionalizëm, realizim projektesh me produkte cilësore dhe çmime konkuruese. Për këtë arsye profesionistët e “Kovaçi-Alb” menduan të zhvendosin aktivitetin e tyre nga Zvicra në Shqipëri për të përmbushur nevojat e tregut të kesaj të fundit. 

Në vitin 2007 pas një sërë përvojash të suksesshme, “Kovaçi-Alb” nis projektet e para në Shqipëri në konsulencë, ideim, prodhim dhe montim duralumini dhe konstruksionesh metalike. “Kovaçi-Alb” ofron konstruksione dhe fasada alumini, fasada xhami, dyer dhe dritare alumini dhe plastike, dyer rëshqitëse alumini dhe xhami, vetrata alumini dhe xhami për ballkone, terraca dhe veranda. Përveç tyre në aktivitetet tona renditen kontruksionet metalike hekuri dhe çeliku duke nisur nga skeletet, dyer dhe dritare, fasada dhe parmak. E një rëndësie të madhe në shërbimet tona renditet edhe montimi i xhamave të blinduar, kundër zhurmës dhe kundër zjarrit. Stafi ynë përbëhet nga profesionistë me experiencë, ide të reja dhe energjike të cilët operojnë në një ambient konkurues në çdo kohë. Ne ofrojm profesionalizëm, cilësi dhe çmime konkuruese dhe në këtë këndvështrim kemi hedhur në treg edhe dy shërbimet e reja: prodhimin e plastikës dhe montimin e saj. Ne dëshirojm që të sjellim një frymë të re në tregun shqiptar në prodhimin dhe montimin e duraluminit, konstruksioneve metalike dhe plastikës. Me përgjegjshmëri dhe cilësi ne do bëjmë realitet atë që ju ëndërroni: derën, dritaren apo fasadën që jeni duke kërkuar.

 

Zgjerimi i tregut në Maqedoni nga viti 2009

Në janar të vitit 2009 ndërrmarja “Kovaci-Alb” filloi linjën e prodhimit për dyer, dritare në Shkup (Maqedoni). Duke parë suksesin e prodhimit me një cilësi të lartë me produktet gjermane filloi ta ndjente si nevojë të domosdoshme zgjerimin e saj në tregun evropian. Sot ndërrmarja “Kovaci-Alb” prezantohet me filialet e saj në tregun evropian në Zvicër, Gjermani, Itali dhe Austri me prodhimin e dyerve dhe dritareve me një cilësi të lartë, me parametra evropiane të produkteve gjermane “Schuko”.

Ndërrmarja “Kovaci-Alb” eksporton  dyer, dritare alumini dhe plastike në të gjithë tregun evropian sipas standarteve te njohura evropiane. 70% e kapacitetit të prodhimit të ndërrmarjes “Kovaci-Alb”, si dyer dhe dritare është i destinuar për tregun zvicerian.

Ne ju garantojmë prodhim, transport dhe montim në kohën e duhur, cilësinë dhe çmimin më të favorshëm në treg.

Chat with us for best solution in finance ( All calls are Toll Free ) Our Analisys is Your FUN Facts Analisys of Financial Documents Our Analisys is Your CHOOSE A staff Analisys of Financial Documents Our Analisys is Your ANALISYS Services Analisys of Financial Documents

Aenaen massa, Cum soolis natoque penatibus montes nascetur ridiculus mus.

Aenaen massa, Cum soolis natoque penatibus montes nascetur ridiculus mus.

Aenaen massa, Cum soolis natoque penatibus montes nascetur ridiculus mus.