Rashçe, SHKUP, Maqedonia e Veriut
+389 70 674 230
info@kovaci-alb.com

Kompania

uPVC Dyer dhe Dritare

Tradita dhe Eksperienca

Aktiviteti i “Kovaçi-Alb ” nis që në vitin 2000 në Zvicër,Pas disa vitesh të suksesshëm në montimin e xhamave, nisën dy veprimtari të reja. Startoi prodhimin e dyerve dhe dritareve plastike ( PVC ) dhe alumini.

Si referencë gjatë kësaj periudhe “Kovaçi-Alb” radhiti projekte të ndryshme, të lokalizuara në Zvicër siç ishin qendra tregtare, stadiume, qendra biznesi, shkolla, spitale, qendra rezidenciale e deri tek vilat individuale

Zgjerimi i tregut në Maqedoni nga viti 2009

Në janar të vitit 2009 ndërrmarja “Kovaci-Alb” filloi linjën e prodhimit për dyer, dritare në Shkup (Maqedoni). Duke parë suksesin e prodhimit me një cilësi të lartë me produktet gjermane filloi ta ndjente si nevojë të domosdoshme zgjerimin e saj në tregun evropian.

Sot ndërrmarja “Kovaci-Alb” prezantohet me filialet e saj “KOVACI-COMPANY” në tregun evropian në Zvicër, Gjermani dhe Itali me prodhimin e dyerve dhe dritareve me një cilësi të lartë, me parametra evropiane të produkteve gjermane”VEKA”.

Ndërrmarja “Kovaci-Kompani” eksporton dyer, dritare alumini dhe plastike në të gjithë tregun evropian sipas standarteve te njohura evropiane.

90% e kapacitetit të prodhimit të ndërrmarjes “Kovaci-Alb”, si dyer dhe dritare është i destinuar për tregun zvicerian.

Ne ju garantojmë prodhim, transport dhe montim në kohën e duhur, cilësinë dhe çmimin më të favorshëm në treg.



Ne ju garantojmë prodhim, transport dhe montim në kohën e duhur, cilësinë dhe çmimin më të favorshëm në treg.